Sorry, no posts matched your criteria.

Instagrami vjen me nje risi të re për Story-t! Ja si do të funksionojnë ato tani

Që prej lançimit te stories në Instagram, rrjeti social i ka ndarë ato në segmente prej jo më shumë se 15 sekondash. Megjithatë , ky kufi duket se ka marrë fund me përditsimin e ri .

Imstagram ka sjellë një risi të re në lidhje me postimet në Instastory. Nëse videot ndaheshin në segmente prej 15 sekondash, tashmë ky kufi ka ndryshuar.

Sipas “BBC”, tani koha maksimale që mund të zgjasë një Story është 60 sekonda. Lajmi është publikuar nga Matt Navarra, një nga ekspertët më të njohur në rrjetet sociale, veçanërisht në gjithçka që ka të bëjë me Instagramin. Edhe pse nuk është zyrtarizuar, kjo do të ndodhë në orët në vijim.

Opsioni është testuar për një kohë të gjatë në disa llogari dhe do të përhapet në pjesën tjetër së shpejti. Në tetor, zhvilluesi dhe studiuesi i rrjeteve sociale Alessandro Paluzzi, tregoi gjithashtu se Instagram po testonte Stories për t’i bërë më të gjata.

Për markat, mundësitë janë përforcuar, pasi Stories një minutëshe lejojnë filmimin dhe transmetimin e reklamave.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com