Sorry, no posts matched your criteria.

Martohet e bija e manjatit të naftës, fustani i veçantë që veshi

Ivy Getty modelja dhe e bija e manjatit të naftës J.Paul Getty është martuar me fotografin Tobias Engel në moshën 26 vjeçare me një ceremoni magjepse në Bashkinë e San Françiskos.Mes shoqëruesve të nuses ishte dhe shoqja e saj aktorja Anya Taylor-Joy.

Si nusja ashtu dhe shoqërueset e nuses mbanin krijime nga John Galliano, stilisti i dashur i gjyshes së Ivy Getty.“Pas vdekjes së gjyshes sime, e cila ishte më shumë si mamaja ime, u ndjeva fort e lidhur me John Galliano”, tha Ivy, duke shtuar: “Kështu që doja  që ai  të dizenjonte fustanin tim të nusërisë”.

Për ceremoninë e saj Ivi porositi një krijim unik nga Maison Margiela Haute Couture, të stolisur me pasqyra të thyera.Siç shpjegoi stilisti, drejtor artistik i Maison Margiela, fustani përbëhet nga katër shtresa:

E para, e brendshme, është një korse, e cila skalit trupin. E dyta dhe e treta ishin prej tyl. E katërta, sipërfaqësore, përbëhet nga pjesë të pasqyrës:

 “Përmes pasqyrës së thyer, sheh figurën e trupit. Një përqindje e madhe e fustanit është bërë nga pasqyra të vërteta, por në mënyrë që nusja të mund të lëvizë brenda fustanit kemi krijuar një substancë që shkakton reflektime të vërteta, por është shumë më e lehtë. Fragmentet lidhen me njëra-tjetrën me tel, si bizhuteri. Së fundi, shtuam kordona lëkure nëpër fragmente për të dhënë një pamje më të freskët. Nuk doja që të dukej shumë luksoze” është shprehur drejtori artistik i Maison Margiela Haute Couture.

Për pritjen nusja ka veshur edhe një fustan transparent me qëndisje, gjithashtu e firmës së Gallianos.

Dizajneri nuk është mësuar të krijojë fustane nusesh, por në rastin e Ivy ka bërë një përjashtim.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com