Sorry, no posts matched your criteria.

Pas puthjes në Big Brother flet për herë të parë Bora Zemani

Në puntatën e djeshme të Për’puthen, Arjan Konomi, filloi të ngacmonte Bora Zemanin pas puthjes që dhanë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

 “Ishin shumë emocione të bukura realisht. Ka qenë fundi i javës shumë emocionues, ajo dalja në Big Brother, ku u përcollën mesazhe të forta dashurie e nuk është e rëndësishme që këto mesazhe të jenë vetëm për partnerin, por dhe për shoqen e ngushtë. Në fakt, megjithëse u bë historia publike, po ndaj diçka tjetër.

Mua nuk mu mbyll e premtja aty. Gjatë bisedës me Semin përmendëm shoqen tonë tjetër të ngushtë Aulona, e cila po priste bebin të vinte gjatë kësaj jave. Nga emocionet e forta i filluan dhimbjet e lindjes që atë natë dhe atë mbrëmje isha me të.

Arjani më pas filloi ta pyeste se a ishte ky një pajtim dhe Bora tha se ka shumë pikëpyetje.

 “Kam shumë pikëpyetje. Nuk di as vetë o Arjan se ç’ndodhi! Deri diku e prisja që do ngacmohesha, lidhur me këtë pjesë, por nuk e mendoja kurrë që do arrinte në atë pikë. Mos më ngacmo akoma, se nuk i kam shumë përgjigje”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com