‘Më jepnin para për t’u bërë eskortë’/ Rrëfehet gazetarja: Unë doja të bëhesha murgeshë
Gazetarja Christina Porta, zbuloi rrugën që do të kishte zgjedhur po të mos i ishte dedikuar sportit.
Një nga prezantueset sportive më të njohura në televizionin spanjoll zbuloi se në moshë të re donte të bëhej murgeshë, por rruga e saj mori një rrjedhë tjetër.
“Për një periudhë të shkurtër të jetës sime shkova në shkollë me murgeshat. Besoja shumë në zot dhe doja të bëhesha murgeshë. Pastaj, pasi u rrita, e braktisa idenë, por ende ndiej një lidhje me to, sepse kam një zemër të mirë dhe mund të dalloj njerëz të kqinj”, tha ajo.
Po ashtu, në të njëjtën intervistë zbuloi se shumë persona i kanë ofruar shuma monetare për të qenë pranë tyre si “eskortë”.