Rita Ora fiton betejën për shtëpinë e saj 7 milionë paund
Rita Ora ka marrë lejen për të rikonstrukturuar shtëpinë e saj në Londër pavarësisht se u zhvendos në Los Angeles.
Ylli shqiptar bleu pronën në Primrose Hill, të ndërtuar në 1882, në fillim të këtij viti për 7.5 milionë paund dhe tani po planifikon modernizimin e plotë.Ylli dëshiron të vendosë kamera sigurie të teknologjisë së lartë – siç është sistemi Hikvision Network IR PTZ.
Ky veprim vjen pavarësisht faktit se ajo është zhvendosur në Los Angeles gjatë nëntë muajve të fundit dhe është në një lidhje me Taika Waititi.