Sorry, no posts matched your criteria.

Ylli Limani i dedikon fjalë të ndjera pikës tij të dobët

 Një ditë e veçantë për familjen e Ylli Limanit. 

Nëna e këngëtarit sot feston ditëlindjen e saj dhe natyrisht nuk ka munguar një dedikim i ndjerë nga Ylli. 

Artisti ka shpërndarë në rrjetet sociale një fotografi të nënës së tij sipër së cilës ka thurur fjalë të ëmbla siç di vetëm ai. 

“Pika jem e dobët. Mam! Urime ditëlindja! Jetofsh sa më gjatë! Të dua!”- ka shkruar Ylli. 

Për lidhjen e tij të fortë me nënën këngëtari ka folur edhe më parë në disa paraqitje televizive duke zbuluar se ajo është personi së cilës i tregon çdo gjë. 

Sa i përket projekteve muzikore Ylli sapo ka publikuar një projekt me këngëtaren Elvana Gjata ku u përfshinë dy këngë dhe rezultuan shumë suksesshëm. 

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com