Fotot nga festa, Rezarta Shkurta poston foto me fustanin e bardhë
Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha pas 17 vitesh kanë bërë dasmën e tyre. Ndonëse dyshja janë të celebruar dhe prindër të një fëmijë, ata tashmë kanë vendosur të bëjnë edhe dasmën. Në një ceremoni krejtësisht intime me miqtë dhe familjarët e afërm, ata kanë festuar dashurinë e tyre. E veshur me të bardha, Rezarta i ka shprehur dashurinë bashkëshortit të saj.
“Ma kujtojne te afermit se sa vite jemi sebashku, sepse mua me duket sikur te dashuroj nga dje, aq e pangopur jam me ty… Ti dua aq shume dhe ato 3 thinjat e reja qe te kane dale, edhe ato pak floke qe po te bien dhe ti i ke aq problem! Une ti dua… Te dua dhe kur me nevrikos… Edhe ankohesh per vonesat e mija.. Te dua per babin qe je me princeshen e shtepise tone”, ka shkruar Rezarta.