Angelina Jolie ndërpret çdo kontakt me Brad Pit, merr fund dhe marrëdhënia në biznes
Aktorja me famë botërore, Angelina Jolie ka vendosur të ndërpresë çdo marrëdhënië me Brad Pit, e përvec atyre martersore, duket se të njëjtin fat do të kenë dhe marrëdhëniet e tyre të biznesit. Jolie po kërkon të shesë aksionet që ajo posedon në kantinën e tyre “Chateau Miraval”.
Angelina Jolie po kërkon heqjen e urdhërit të ndalimit për transferim pasurie, të vendosur nga gjykata pas përfundimit të procesit të divorcit mes çiftit. Jolie kërkon të shesë aksionet e saj në Nouvel, LLC, të lidhura me kantinën e rosé Chateau Miraval, projekt ekzistues i të dyve që nga viti 2011. Në 2013 Rosé e prodhuar nga çifti është shpallur si më e mira në botë.
Jolie është përpjekur fillimisht tja shesë aksionet e saj Brad Pit, por të dy nuk kanë rënë në një dakord për shumën që Pit duhet të paguajë. Ndaj Jolie është duke kërkuar një palë të tretë që të blejë aksionet e saj. Megjithatë do i duhet të presë derisa gjykata të hedhë poshtë urdhrin e vendosur.
Procesi i divorcit mes tyre ka qënë i gjatë dhe i vështirë. Rikujtojmë se mes Brad dhe Angelina ka një konfikt në proces e sipër për kujdestarinë e fëmijëve të tyre. Gjykata i ka dhënë Pit të drejtën për kujdestari të përbashkët e kjo nuk është pritur mirë nga Angelina.