Zaimina flet për bashkëshortin: Kam gjetur një familje të madhe tek Klodi…
Zaimina Vasjari si rrallë herë ka folur për marrëdhënien e saj me bashkëshortin. E ftuar në emisionin në rubrikën “Në fermë”, ajo tha se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Klodin, pasi përveç se partnerë, janë edhe shokë me njëri-tjetrin. “Klodi është shoku im më i mirë. Në momentin që ti partnerin e ke shok është një marrëdhënie shumë e shkëlqyer.
Një marrëdhënie që funksionon shumë mirë. Ne e kuptojmë shumë mirë njëri-tjetrin, si ai mua, si unë atë. Sigurisht që dhe zihemi. Ne kemi një familje shumë të madhe se Kloi ka dhe dy motra. Unë e adhuroj familjen e madhe dhe jam shumë e lumtur që e gjeta te Klodi”, u shpreh Zaimina.