Turkja bën festë madhështore, arsyeja? Divorci pas 18 vitesh
Jemi mësuar të shikojmë festa të mëdha për dasma, por ja që ka dhe festa më të mëdha akoma për divorcë. E tillë është historia e 42-vjeçares Çilem Ulkerler, që pas procesit gjyqësor të ndarjes nga bashkëshorti ka festuar me muzikë e daulle në në lagjen ku është rritur.
“Unë kam qenë e martuar për 18 vjet. Isha e ekspozuar ndaj një konflikti të rëndë, presionit ekonomik dhe dhunës fizike. Jam shumë e lumtur që jam divorcuar. Kam kaluar ditë shumë të vështira. Mendoj se divorci ishte fitorja ime. Kjo ishte shumë e rëndësishme për mua.” Në festën e organizuar nuk kanë munguar as këngëtarët.