Sorry, no posts matched your criteria.

Si të bëjmë kek me qershi

(Recetë nga znj.Eneida)
Përbërësit

Qershi pa bërthama
4 kokrra vezë
200 gr sheqer

200 ml kos
150 ml vaj ulliri ose 120 gr gjalpë
250 gr miell
2 l.ç. pluhur pjekës
100 gr arra

Pergatitja

Sasia e qershive që na duhet është sa të mbulojë hapësirën e tavës.
Rrahim vezët me sheqerin sa të bëhen shkumë dhe shtojmë vajin dhe kosin duke e trazuar. Në fund sitim miellin bashkë me pluhurin pjekës dhe ia shtojmë masës. Shtypim arrat dhe i shtojmë tek keku duke i trazuar mirë.
Në tavë shtrojmë pak sheqer kaf dhe qershitë. Hedhim brumin nga lart dhe e pjekim ne 220 gradë për 45-50 minuta.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com