A e ka ditur Kim për lidhjen e krijuar të Kanye-t dhe Irina Shayk?
Kanye West dhe Irina Shayk janë një romancë së bashku që prej Marsit të këtij viti.
Çifti ka qenë në qendër të vëmendjes këto ditë sepse askujt nuk ia kishte marrë mendja ndonjëherë që do të kishte ndonjë lidhje romantike midis dyshes.
Çdo gjë u zbulua kur u përhapën foto me shpejtësia të Kanye-t dhe Irina-s nga Franca.
Mirëpo a ka qenë në dijeni Kim për këtë gjë?!
Një burim i afërt me çiftin ka thënë për “Us Ëeekly” se Kim e dinte për marrëdhënien e Kanye edhe para se fotografitë nga Franca të botoheshin në media.
“Kanye dhe Irina e kanë takuar njëri-tjetrin fshehurazi për disa muaj, ndërsa Kim e ka njohur atë për një kohë të gjatë. Modelja e famshme nuk e shqetëson atë, madje është e lumtur që Kanye e zgjodhi atë.
“Kim është e kënaqur me sjelljen e Irinas, pas ndërprerjes së lidhjes me Bradley Cooper në vitin 2019. Modelja më pas refuzoi të zbulojë informacione private për publikun dhe u soll shumë e pjekur. Kim nuk do të donte që ish-bashkëshorti i saj të ishte me dikë që do të tërhiqte shumë vëmendjen e medias”, ka thënë burimi.
Kim e komentoi marrëdhënien duke thënë se nuk e shqetësonte fakti që reperi e kaloi ndarjen kaq shpejt.