Si të gatuajmë Chimichanga
Nga: ZONJA ENEIDA
500 gr mish të grirë
100 gr fasule të kuqe të zjera
100 gr misër të zjerë
1 spec të kuq
1 spec jeshil
1 qepë të thatë
1 qepë të njomë
200 gr djath chedar
Salcë domate
Koriandër
Kripë
Vaj ulliri
Piper të kuq djegës
Kumin
Tortilla
Në vaj ulliri skuqim qepët të cilat i kemi prerë në kubikë. Pasi qepët janë zbutur, shtojmë mishin e grirë dhe vazhdojmë skuqjen. Më pas shtojmë dhe 2 llojet e specave të prerë në kubikë dhe ata. Vazhdojmë kaurdisjen derisa mishi të gatuhet dhe gjithashtu të zbuten edhe perimet.
Shtojmë salcën e domates dhe e gatuajmë për disa minuta. Më pas shtojmë fasulet dhe misrat, koriandërën, kripën, piperin, kuminin dhe e lëmë të ftohet. Në fund shtojmë djath chedar.
Marrim tortijat e grurit, vendosim mbushjen në mes dhe i palosim në katërsh. I skuqim në tigan me palosjen poshtë në fillim, që të mos hapen dhe më pas nga ana tjetër në mënyrë që të shkrijë djathi brenda.