Sorry, no posts matched your criteria.

Çfarë po ndodh? Miley Cyrus habit me deklaratën për fituesit e “Eurovision”

Pas fitores në “Eurovision”, grupi italian Maneskin ka marrë famë të jashtëzakonshme në mbarë botën. Jo vetëm kënga me të cilën morën pjesë në festivalin europian, por edhe çdo projekt tjetër muzikor i tyre, është kthyer në hit. Tashmë ata kanë vëmendje maksimale, madje kanë fituar edhe vëmendjen e Miley Cyrus.

Grupi ka publikuar së fundmi në Instagram një cover të hitit “Midnight Sky” të Cyrus dhe artistja ju është përgjigjur menjëherë. Miley Cyrus publikoi në Instagram videon e grupit shoqëruar me mbishkrimin: “Shokët e mi të ngushtë”.

Menjëherë pas këtij komenti, fansat europianë kanë nisur të dyshojnë se mes artistëve mund të kemi ndonjë bashkëpunim në të ardhmen. Këto janë të gjithë spekulime nga ana e fansave, por në pjesën më të madhe të rasteve kanë rezultuar të vërteta, ndaj të gjithë po presim me padurim të shohim se çdo të ndodhë në të ardhmen. Për më tepër si Miley po ashtu dhe Maneskin janë pjesë e labelit “Sony” dhe shanset për bashkëpunim janë akoma më të larta.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com