Një tjetër çift i ri në showbizz, gazetarja e sportit në një lidhje me ish-futbollistin e Kombëtares
Prej disa kohësh është aluduar se gazetarja e sportit, Qeqa Krelani, është në një lidhje dashurie me një ish-futbollist të Kombëtares.
Këtë lajm e ka konfirmuar “Prive” duke thënë se janë në një lidhje për më shumë se një vit.
Mësohet se ato aktualisht ata po e shijojnë lidhjen në privatësi, por nuk përjashtohet mundësia që ta zyrtarizojnë për publikun në një të ardhme.Për të gjithë ato që nuk e dinë, Qeqa është motra e këngëtares së njohur, Flaka Krelani.
Kujtojmë se ajo ka qenë e ftuar para disa vitesh në emisionin e Ermal Mamaqit, “Xing me Ermalin”.
Qëndresa ka dalë për publikun shqiptar për herë të parë me motrën e saj, për të folur për punën e saj si moderatore sportive, por edhe për jetën private.
Gjatë një sekuence të publikuar në promon e emisionit, Qëndresa foli edhe për mashkullin e saj ideal, dhe gustoja e saj duket tepër befasuese:
“Nuk më pëlqejnë meshkujt e bukur! Mashkulli duhet të vijë era djersë”, shprehet ajo duke shkaktuar të qeshura në publik.