Sorry, no posts matched your criteria.

Çfarë po ndodh midis Enedës dhe këngëtarit italian Walter Riçi

Eneda Tarifa zgjodhi që në këtë edicion të “Kënga Magjike” të bashkëpunojë me këngëtarin italian Ëalter Riçi, duke sjellë këngën “Udhëkryq”.

Gjatë një interviste të shkurtër me Ardit Gjebrean, Eneda zbuloi se zgjodhi të bënte një miksim shqiptaro-italian, sepse për të ishte shumë bukur që të vinte me një duet internacional.

Kur u pyet se në çfarë gjuhe do të jetë kënga, Ëalter tha:

“Kënga do të jetë gjysmë shqip dhe gjysmë italisht por kemi realizuar dhe një pjesë të vogël në gjuhën e qytetit tim që është Napoli. Jam shumë krenar për këtë gjë. Të them që për këtë bashkëpunim ‘kumbar’ është Joni Peçi”. Eneda dhe Ëalter morën edhe pyetje nga publiku. Këngëtarja shqiptare tha se bota e televizionit është shumë më e ashpër se ajo e muzikës, sepse gjëra të egra ndodhin në prapaskenë. Ndërsa bota e artit është e madhe dhe ka vend për të gjithë.

Nga ana tjetër, pyetja për Walter ishte: “Eneda Tarifa është një ndër mamat më seksi në Shqipëri. Gjatë provave, e keni parë ndonjëherë me sy tjetër përveçse si kolege?”.

“Jam munduar që të shikoj nga ‘vrima e çelësit’, të spiunoj nga dera…”,- tha duke qeshur ai, ndërsa Eneda shtoi se këngëtari po bënte shaka dhe se ishin thjesht miq.

 

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com