Sorry, no posts matched your criteria.

Kjo nuk pritej! Ellen DeGeneres vendos t’i jap fund emisionit të saj

Ellen DeGeneres ka vendosur t’i jap fund emisionit të saj sepse është akuzuar për bullizëm, veprime seksuale jo të hijshme dhe për këtë arsye audienca ka rënë ndjeshëm, me 43%.

Ajo vendosi t’i lajmëroj ndjekësit e saj me këtë fjalë, ku kuptohet fundi i emisionit:

“Kur je një person kreativ, ke nevojë për sa më shumë sfida. Pavarësisht sesa interesant dhe argëtues është emisioni, nuk përbën më një sfidë për mua.”

Sezoni i nëntëmbëdhjetë dhe final do të përfundojë në vitin 2022.

DeGeneres ka informuar skuadrën e saj të martën në lidhje me këtë vendim.

Emisioni “The Ellen Degeneres Shoë” ka fituar shumë çmime televizive, por verën që shkoi pati ankesa për bullizëm, racizëm dhe për sjellje të pahijshme seksuale në prapaskena, çka dëmtoi imazhin publik të emisionit, si një emision argëtues dhe miqësor pasditeje.

Sipas verifikimeve të brendshme, tre producentë kishin lënë vendin e punës.

 

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com