Sorry, no posts matched your criteria.

Eliza Dushku, shtatzënë, merr vendimin e rëndësishëm: Bën vaksinën e Covid-19

Eliza Dushku, aktorja e njohur, është shtatzënë për herë të dytë dhe pikërisht tani ajo ka vendosur të bëjë vaksinën e Covid-19.

Eliza ka treguar eksperiencën e saj në rrjete sociale, teksa rrëfen se gjendja e saj shëndetësore është e mirë. Sipas aktores, gjithçka po shkon mirë deri tani.

“Doza e dytë  dje me  Pfizer-Biotech (mARN) – deri më tani, shumë mirë! Vendosa të bëja vaksinat, në 5-6 mujorin e shtatzënisë, për të mbrojtur veten dhe foshnjën time në bark+ vogëlushin tim Bourne! Të gjithë mjekët e mi, CDC, OBSH, të dhëna hyrëset, + më e rëndësishmja, burri im dhe unë ndihemi të sigurt se ky ishte veprimi më i mirë.

Ne jemi më afër se kurrë për të kaluar këtë makth dhe ndihem kaq mirënjohëse për të gjithë ata që kanë sakrifikuar për të na sjellë këtu. Shumë dashuri për të gjithë ata që kanë vuajtur dhe humbur.

Vaksinat funksionojnë dhe do ta kthejnë botën në normalitetin që ne të gjithë dëshirojmë”- ka treguar Eliza.

 

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com