“Të del situata jashtë kontrollit dhe dukesh si arrogante dhe nuk e zoton siç duhet”, ja çfarë i përgjigjet Kiara fanses së saj
Kiara Tito, moderatorja e njohur dhe tepër e dashur për publikun, po drejton emisionin “Style Star”.
Në një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj, ajo ka dashur të dijë mendimin e tyre përsa i përket këtij emisioni.
Mirëpo, një ndjekëse ka pasur kritika për moderatoren. Ajo i shkruan:
“Ndjesë, por po të del situata jashtë kontrollit dhe dukesh si arrogante. Nuk e zoton siç duhet.”
A u mërzit Kiara nga ky koment? Aspak! Ajo e mori me aq sportivitet dhe i ktheu ndjekëses përgjigjen që s’e priste askush.
“Ndjesë për çfarë? Secili është i lirë të shprehë mendimin e vet. Ju falenderoj, por duhet të kuptoni që ka një kohë televizive dhe secili duhet të respektojë kohën e vet, edhe debati e ka një kufi. Ndaj më duhet t’i ndërpres shpeshherë, edhe pse jo me dëshirë.”- ka sqaruar Kiara me qetësi.