Sorry, no posts matched your criteria.

Pasi mundi Covid-19, Manjola Nallbani i dedikon këngë pandemisë

Manjola Nallbani, këngëtarja e famshme, u infektua me Covid-19 para disa kohësh.

Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja dhe u shpreh se duhet të izolohet në shtëpi. Ajo gjithashtu u shpreh se nuk e ka kaluar aspak mirë këtë “grip” si nga ana fizike, por dhe psikologjike dhe falenderon të gjithë njerëzit e saj të dashur që i kanë ndenjur afër.

Këngëtarja u tërhoq nga pjesëmarrja në Festivalin e Këngës pasi u infektua me Covid-19.

“Përjetova shqetësime që nuk i kam provuar kurrë nga një grip i thjeshtë! Jo vetëm për shqetësimet fizike po sidomos gjendja psikologjike sepse fakti që është i pabesë dhe nuk di çfarë të sjell as minuti të tremb sigurisht! E vetmja gjë e mirë ishte që kuptova sa shumë njerëz paskam patur që më kanë treguar çdo ditë shumë dashuri e kujdes!”, shkruante ajo.

Mesa duket beteja me koronavirusin ka lënë gjurmë tek Manjolla Nallbani dhe këtë e ka reflektuar me projektin më të ri që ka publikuar, një këngë dedikuar situatës së pandemisë dhe veçanërisht sakrificës së mjekëve.

Kjo këngë mban titullin “Triumf”, për të cilën ajo ka shkruar: “Kjo këngë është për NE! Një dedikim për dashurinë dhe solidaritetin njerëzor në këtë kohë pandemie. Gjithashtu një mirënjohje për gjithë ata mjekë që shpëtuan jetë”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com