E frikësuar nga përndjekësit, Kendall Jenner merr vendimin e papritur
Kendall Jenner, modelja e famshme, kohët e fundit ka pasur probleme me përndjekës dhe tepër të fiksuar pas saj. Aq të fiksuar sa kanë guxuar t’i futen në shtëpi.
Supermodelja mori urdhër ndjaj një 27-vjeçari, Shaquan King, që ishte ishte fiksuar pas saj.
King u urdhërua nga gjykata në Los Angeles të qëndrojë më shumë se 100 metra larg nga Jenner. 27-vjeçari kishte arritur të futej në pronën e saj, duke përplasur dritaret e shtëpisë përpara se siguria ta kapte atë.
King u arrestua nga policia e Los Angeles, por qëndrimi i tij në burg ishte i shkurtër, vetëm gjashtë orë, për shkak të protokolleve Covid-19. Atij tashmë i ndalohet të kontaktojë tre anëtarët e familjes Kardashian-Jenner, si dhe të afrohet në shtëpitë e tyre, vendet e punës dhe automjetet për pesë vitet e ardhshme.
Kujtojmë se vetpak kohë më parë, Kendall Jenner u frikësua nga një 24-vjeçar, i cili e ka kërcënuar për jetën.
Kështu, ajo kërki të mbrohet nga profesionistë. Kendall e paraqiti këtë rast të hënën në gjykatë, ku kërkoi një urdhër ndalimi për ta mbrojtur atë nga i riu, i njohur me emrin, Malik Bowker.
Bowker po qëndron i mbyllur përkohësisht në një spital psikiatrik, por e kanë paralajmëruar që ai mund të dalë shumë shpejt prej andej. Gjykatësi siguroi një urdhër ndalesë të përkohshme për mbrojtjen e Jenner dhe Boëker është i detyruar ligjërisht të qëndrojë 100 metra larg saj.