Sorry, no posts matched your criteria.

Ledri dhe Morena në një bashkëpunim së bashku?!

Ledri, këngëtari i famshëm, para disa kohësh është bërë baba për herë të parë më një vajzë të cilën e quajtën Poem Blu.

Ai së bashku me Sarën kanë postuar disa foto nga pushimet në Dubai. Mirëpo sipas burimeve të “Prive” ato nuk kanë shkuar vetëm për të bërë pushime, por dhe për të xhiruar një videoclip të Ledrit.

Së bashku me familjen Vula, në Dubai po udhëton edhe ekipi i Ledrit, i cili do të kujdeset që gjithçka të shkojë siç duhet.

Po ashtu edhe Morena Taraku po shijon në të njëjtën kohë disa ditë pushimi në Dubai.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një foto nga ky vend, krahas së cilës ka shkruar:

‘Kush e di?!!’

Ajo që vihet re është komenti i Ledrit, i cili i është përgjigjur se ‘Unë e di’.

Mos vallë dyshja po na jep sinjale për një bashkëpunim mes tyre?

Ndërkohë ende nuk dihet ndonjë detaj për këngën e re, që Ledri ka vendosur ta xhirojë në Dubai, ndaj ne po presim me padurim të mësojmë diçka më shumë në vijim.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com