Sorry, no posts matched your criteria.

Më në fund! Ish-oficeri i policisë shpallet fajtor për vrasjen e George Floyd

George Floyd u vra nga oficeri i policisë për shkak të ushtrimit të forcës në qafë shpinë  gjatë arrestimit të tij.

Sipas autopsisë kjo gjë ka bërë që të ketë mungesë të qarkullimit të gjakut në tru dhe si pasojë ndrroi jetë brenda pak minutash.

Ish-oficeri i policisë në Minneapolis, Derek Chauvin, u filmua duke vendosur gjurin në qafën e George Floyd dhe duke i marrë frymën deri në vdekje.

Floyd ndërroi jetë duke iu lutur oficerit t’i hiqte gjurin nga qafa pasi nuk mund të merrte frymë!

Chauvin  përballet me akuza për vrasje të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje pa paramendim. Dënimi maksimal që mund të marrë Chauvin, është 40 vjet burgim.

Një juri e larmishme prej 12 personash, përfshirë disa afrikano-amerikanë, diskutuan ditën e sotme për fatin e tij dhe e shpallën fajtor atë për vrasjen e George Floyd.

Më në fund drejtësia u vu në vend!

Kujtojmë se e gjithë Amerika u ngrit në këmbë pas vdekjes së George Floyd dhe situata doli jashtë kontrollit në disa shtete.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com