Princi Philip përcillet në banesën e fundit
Princi Philip u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Pallati Mbretëror:
“Me hidhërim të thellë, Madhëria e saj Mbretëresha njofton vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut. Lartësia e Tij ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Kalanë e Ëindsor. Familja Mbretërore bashkohet me njerëz në të gjithë botën për të mbajtur zi për humbjen e tij. Njoftimet e mëtejshme do të bëhen në momentin e duhur.”
Në muajin qershor, Princi Philip do të mbushte 100 vjeç.
Ditën e sotme iu dha lamtumira e fundit princit Philip, bashkëshortit të ndjerë të mbretëreshës së Britanisë, Elizabeta II.
Në ceremoninë e varrimit morën pjesë 30 persona për shkak të kushteve të pandemisë.
Ato dukeshin të zymtë teksa po ecnin në heshtje pas Land Rover-it, duke mbajtur arkivolin e gjyshit të tyre ndërsa të dy kishin veshur kostume të zeza.
Sot po ashtu shënohet hera e parë që dyshja janë parë së bashku që nga marsi i vitit 2020, që pas largimit të Dukës nga jeta mbretërore.
Duka dhe Dukesha e Sussex u tërhoqën nga jeta dhe detyrat mbretërore në fillim të marsit të vitit të kaluar së bashku me djalin e tyre, Archie.
Mediat e huaja kanë raportuar se Meghan ka ndjekur ceremoninë e varrimit nga shtëpia kjo pasi për shkak të shtatëzanisë, mjeku e ka këshilluar të mos udhëtojë. Ajo i ka dërguar princit Philip një kurorë me lule dhe i ka shkruar me shkrim dorë një kartolinë.
Në shenjë nderimi ndaj tij në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar u mbajt një minutë heshtje.