Sorry, no posts matched your criteria.

Kush do t’i trashëgojë pronat dhe pasurinë e Princit Philip?

Princi Philip u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 99-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Pallati Mbretëror:

“Me hidhërim të thellë, Madhëria e saj Mbretëresha njofton vdekjen e burrit të saj të dashur, Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukës së Edinburgut.

Lartësia e Tij ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes në Kalanë e Windsor.

Familja Mbretërore bashkohet me njerëz në të gjithë botën për të mbajtur zi për humbjen e tij.

Njoftimet e mëtejshme do të bëhen në momentin e duhur.”

Në muajin qershor, Princi Philip do të mbushte 100 vjeç.

Pas vdekjes së tij, njerëzit janë bërë kuriozë të dinë kush do t’i trashëgojë pronat dhe pasurinë e Dukës së Edinburgut.

Si burri i Mbretëreshës, ai kishte të ardhura mujore nga Granti Sovran prej rreth 500,000 dollarë në vit.

Nuk dihet nëse ai vazhdoi të merrte këtë pagë pas vitit 2017 kur dha dorëheqjen nga detyrat e tij mbretërore por vazhdoi të kishte qasje në të ardhura nga prona personale, toka dhe pasuritë e paluajtshme. Ai dhe Mbretëresha Elizabeth ndanë aksione dhe tokë që ai bleu nga familja e tij, të tilla si Balmoral Castle dhe rezidenca e Sandringham.

Duke qenë se shumica e pronave të Princit Philip janë në pronësi të përbashkët me Mbretëreshën Elizabeth, besohet se ajo do të vazhdojë t’i mirëmbajë ato. Ata gjithashtu mund të ndahen me katër fëmijët e tij.

Në kohën kur ai vdiq, pasuria totale e Princit Philip ishte afër 30 milion dollarë, sipas të dhënave nga “Celebrity Net Worth”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com