Sorry, no posts matched your criteria.

Marina Fara i jep fund lidhjes me biznesmenin nga Shkodra në prag të martesës

Marina Fara, vajza e Eli Farës, bëri publike lidhjen e saj me një person identitetin e të cilit preferoi të mos e zbulonte. Mirëpo më vonë mediat rozë zbuluan se bëhej fjalë për një biznesmen nga Shkodra të quajtur Alis Hysa.

Por mesa duket ato kanë vendosur t’i japin fund lidhjes së tyre. Ndërkohë që në fillim të këtij viti u raportua se ata ishin fejuar zyrtarisht, “Panorma online” ka mësiar nga miq të dyshes se ata janë ndarë. Sipas këtyre burimeve marrëdhënia e Marinës dhe Alisit është ftohur dhe gjatë “muajit të mjaltit” lidhja e tyre hyri në krizë.

U përfol se ata të dy kishin nisur përgatitjet për një dasmë tradicionale, që pritej të mbahej në Shkodër. Ndërkohë që nuk ka asnjë infromacion më tepër për ndarjen e papritur, pritet të shohim nëse do të ketë një reagim nga Marina, që është tashmë një figurë publike.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com