Sorry, no posts matched your criteria.

Kylie Jenner reagon pas kritikave që fansat i bën Khloe-s

Disa ditë më parë asistentja e Khloe Kardashian postoi padashje një foto të trupit të Khloes të paedituar, e cila u fshi menjëherë.

Normalisht që nuk iku pa u parë nga të gjithë ndjekësit, të cilët filluan të kritikonin dhe akuzuar se Khloe përdor photoshop duke e shndërruar atë.

Pas gjithë zhurmës që u bë në rrjet nuk mungoi edhe një reagim nga Khloe Kardashian. Ajo publikoi në Instagram disa video live të trupit të saj, për të treguar se si është në realitet pa asnjë filtër.

“Në të vërtetë, presioni, tallja e vazhdueshme dhe paragjykimi për t’u dukur perfekte gjithë jetën dhe për të plotësuar standardet e të tjerëve se si duhet të dukem ka qenë shumë për t’u duruar. ‘Khloe është motra e shëndoshë’. ‘Khloe është motra e shëmtuar’. ‘Babai i saj duhet të jetë tjetër sepse ajo duket shumë ndryshe’. ‘Mënyra e vetme që duhet të ketë humbur peshë është operacioni’”, shkroi ajo në reagimin e saj.

Në këto momente të vështira, Khloe ka pasur gjithmonë pranë familjen e saj, që e ka mbështetur në çdo hap. Për ta treguar këtë gjë para gjithë botës, Kylie Jenner ka ndarë së fundmi në Instagram një foto shumë domethënëse me Khloe. Ajo ka publikuar një foto, në të cilën dy motrat shfaqen duke shtrënguar fort duart me njëra-tjetrën.

“Është diçka e përhershme”, ka shkruar Kylie përkrah fotos, duke nënkuptuar se Khloe nuk do të jetë kurrë vetëm dhe se do të ketë gjithmonë mbështetjen e saj.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com