Një gjest tepër human: The Weekend dhuron shumën marramendëse për të ndihmuar njerëzit
The Weekend, këngëtari tepër i famshëm dhe i sukseshëm, do të dhurojë shumën 1 milionë dollarë ër në Etiopi për të lehtësuar urinë mes raporteve të spastrimit etnik në rajonin Tigray. Mijëra njerëz besohet se janë vrarë, përdhunuar dhe abuzuar gjatë një konflikti në Etiopi që vazhdon prej 5 muajsh.
“Zemra ime thyhet për njerëzit e mi në Etiopi, ndërsa njerëz të pafajshëm duke filluar nga fëmijë të vegjël deri tek të moshuarit po vriten pa kuptim dhe po zhvendosen nga frika dhe shkatërrimi. Unë do të dhuroj 1 milion dollarë për të siguruar 2 milionë vakte përmes Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara dhe për të inkurajuar ata që mund të japin”, shkroi artisti në njoftimin e tij.
Një gjest tepër human dhe fisnik që kushdo që ka mundësi mund të dhurojë sado pak sepse mund të jetë shumë për dikë.