Dikur paskan qenë shoqe/ Jasmina debat me vajzën e re, Olën
Sot në “Për’puthen” hyri një konkurrente e re, Gladiola Zeneleaj, e cila na habiti me performacën e saj. Ajo bëri një hyrje të pazakontë, tepër sensuale dhe seksi.
Mirëpo njëra nga vajzat, Jasmina, nuk e priti dhe aq mirë. Ato zbuluan se dikur kanë qenë shoqe ndërsa tani kanë dy vite që nuk flisnin.
Normalisht si kushdo , Jasmina ka menduar se Ola ka hyre me qëllime të qarta, për inat e saj apo për t’i “marrë” Andin, por ajo e mohoi këtë gjë.
Ola tha se unë i kam bërë audicionet kur Jasmina nuk ka qenë pjesë e programit.
Ajo shprehu pëlqim për Geljanin, Andin dhe Muartin, ndërkohë që këta dy të fundit nuk ishin të pranishëm në studio. Sapo shprehu pëlqimet e saj nuk munguan thumbat nga Jasmina, e cila u shpreh se vajza e re e ka të kotë luftën me Andin, sepse ai është i saj.
“Është tokë e zënë më vjen keq. Lodhu sa të duash me Andin se nuk ke ku shkon. Mund të rrish ditë e natë ti duke u deklaruar lodhu sa të duash. Duket njeriu i mirë që merr kënaqësi që prish çiftet”, u shpreh Jasmina për vajzën e re.
“Kam 2 vjet që më ka besuar Zoti ta kem larg, por na bashkoi programi”, tha Jasmina për Gladiolën.