Sorry, no posts matched your criteria.

9 muaj pa Liam Payne, motra e tij emocionon me dedikimin e prekës

Nicola Payne, motra e këngëtarit të ndjerë Liam Payne, i ka dedikuar atij një shkrim teje emocionues në Instagram, në nëntë muajt e parë pas vdekjes tragjike të tij.

Ajo shprehu dhimbjen e thellë dhe vështirësinë për të përballuar humbjen e vëllait, duke thënë se ndjen se kurrë nuk do të mund ta përpunojë plotësisht ndarjen e tij.Nicola e bëri këtë dedikim pasi pa Liam-in në serialin e ri të Netflix “Building The Band”.

Në postimin e saj prekës, ajo shkroi se ky ishte një nga momentet e fundit kur ajo pati mundësinë t’a shihte Liam-in duke shkëlqyer dhe se seriali do të mbetet gjithmonë një kujtim i veçantë për të.

Ajo e përshkroi të vëllanë e saj si një njeri me një shpirt të jashtëzakonshëm, që kujdesej shumë të të gjithë njerëzit që e rrethonin.

Liam Payne ndërroi jetë në moshën 31-vjeçare në tetor të vitit 2024, pasi ra nga ballkoni i një hoteli në Buenos Aires.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com