Zënkat mes tyre nuk kanë të mbaruar! Dafina Zeqiri “thumbon” sërish Sara Hoxhën
Një koment i reperit Ledri Vula disa muaj më parë në një postim të këngëtares Dafina Zeqiri bëri që kjo e fundit të hiqte çiftin nga Instagrami dhe u shpreh se kanë shfrytëzuar emrin e saj.
Pas deklaratës së Sara Hoxhës, ku theksonte se nuk e ka kuptuar arsyen pse Dafina Zeqiri e kishte hequr nga Instagrami, solli reagimin e fortë të të këngëtares.
Dafina përmes një postimi “Threads”, i kërkonte Sarës të kujdesej për vajzën dhe burrin dhe të mos merrej me të, por duket se është penduar për fjalët dhe e ka hequr shkrimin në rrjetin social.
Por duket se ka ndërruar sërish mendja, teksa sërish në “Threads” shkruan:
“Për një sekondë harxhova energjinë time të çmuar për gjëra të parëndësishme. Tani e në vijim, zgjedh të mbroj energjinë time! Rrethin tim! Dhe paqen time!”.