Sorry, no posts matched your criteria.

Zbulohet arsyeja pse Ana dhe Arsimi i dhanë fund lidhjes së tyre

Ana dhe Arsimi kanë qenë një nga dyshet më të komentuara të showbizz-it.

Që të dy e kanë konfirmuar lidhjen e tyre në mënyra të ndryshme, mirëpo akoma pa e shijuar këtë romancë gjërat nuk kanë shkuar siç duhet.

Ana ka bërë një deklaratë që i ka habitur të gjithë.

“A ndjen dashuri për ndonjë?”, e ka pyetur një nga ndjekësit.

“Të jem e sinqertë, nuk e di, ndoshta ose po…jam pak konfuze dhe besoj kam të drejtë”, i është përgjigjur Ana.

Ndërkohë edhe Arsimi ka bërë një deklaratë që shumë e kanë përkthyer si një thumb kundrejt Anës. Ai ka ndarë një foto nga çmimet “Oscars” dhe përkrah ka shkruar:

“Unë personalisht ju prezantoj këtë çmim dhe ju të gjithë keni diçka të përbashkët, emri juaj fillon me A (njerëz të rremë)”.

Madje ndjekësit e dyshes vunë re se Arsimi dhe Ana nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në llogaritë e tyre në Insatgram. Dhe në fakt këto dyshime nuk kanë qenë të kota, sepse lidhja e Anës dhe Arsimit ka përfunduar realisht!

“Prive” ka konfirmuar nga burime pranë dyshes se ata janë ndarë dhe shkak është bërë një debat që kanë pasur me njëri-tjetrin në distancë. Pasi përcolli Arsimin në aeroport për në Zvicër, Ana duket se ka përcjellë edhe lidhjen me ish-konkurretin e “Për’puthen”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com