Sorry, no posts matched your criteria.

Një e tretë në mesin e Jennifer dhe Alex, kush është shkaku i ndarjes?!

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez prej kohësh janë përfolur për një ndarje të mundshme midis tyre, ku në fillim e mohuan këtë gjë, por në fund spo ia dilnin dot dhe vendosën ta pranojnë.

“Kemi kuptuar që shkojmë më mirë si miq dhe të tillë do të mbetemi. Do të vazhdojmë të punojmë bashkë dhe të mbështesim njëri-tjetrin në punët, bizneset dhe projektet tona. I urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të secilit.Në shenjë respekti, komenti i vetëm që kemi për ju është faleminderit të gjithëve atyre që na kanë mbështetur me fjalët dhe mirësinë e tyre.”- u shpreh dyshja.

Mirëpo kush ka qenë shkaku i ndarjes? Mendohet se Alex e ka tradhëtuar Jennifer-in me Madison LeCroy.

“Kur besimi i saj prishet, nuk ka kthim prapa. Ajo ndihet mirë për vendimin e saj sepse e di që A-Rod do të jetë akoma në jetën e saj, thjesht në një mënyrë tjetër. Ai po respekton vendimin e saj, por shpreson shumë se ata do të kthen së bashku. Ai po bën gjithçka për ta bërë J.LO të lumtur”, tha burimi.

Mirëpo çfarë ka për të thënë Madison LeCroy pas gjithë kësaj situate dhe dyshimeve të forta se ajo ka qenë shkaktarja e ndarjes së çiftit? Kur është pyetur në lidhje me ndarjen e Jennifer dhe Alex ylli i “Southern Charm” është përgjigjur shkurt për “Page Six”:

“Ju uroj atyre më të mirat!”.

Kur iu tha fillimishte se Alex dhe Jennifer ishin ndarë, LeCroy ka thënë “më kapët të papërgatitur”.

Kujtojmë se gjatë muajit janar në media u bë publik një skandal, sipas së cilit Alex kishte tradhtar Jennifer me Madison LeCroy, pjesë e një reality-show. Në epidosin e fundit të show-t, LeCroy u akuzua nga disa pjesëmarrës të tjerë se ka fjetur me ish-anëtarë të martuar të Major League Baseball, e sipas burimeve, një person i mundshëm është pikërisht Rodriguez. Mirëpo Madison më vonë i hodhi poshtë këto aludime, duke u shprehur se ajo dhe Alex kanë komunikuar vetëm përmes celularit dhe se nuk ka pasur kurrë kontakt fizik mes tyre. Mesa duket deklarata e LeCroy-t nuk ka qenë aq e vërtetë dhe akuzat që janë hedhur për të e Rodriguez kanë qenë të vërteta.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com