Sorry, no posts matched your criteria.

Zbulohen detajet, ja kur do të mbahet koncerti i Ermal Metës

Ashtu si ishte lajmëruar, Ermal Meta do të mbajë koncert në Tiranë. Koncerti në fjalë do të zhvillohej në stadiumin “Air Albania” më datë 26 korrik. Por papritur, e gjitha u anulua dhe fansat u bënë kureshtarë të dinin se çdo të ndodhte.

Mirëpo pritja ka marrë fund dhe vetë Ermali ka treguar në “Instagram”, se kur do të zhvillohet koncerti. Ai ka thënë se eventi festiv do të bëhet më datë 17 shtator.

 “Siç premtuam, kemi një datë të re. Pas koncertit në Tormina do të këndojmë së bashku nën qiellin e Tiranës. Më 17 Shtator në stadiumin ‘Air Albania’ do të krijojmë së bashku një kujtim të bukur.

Koncerti do të jetë falas dhe artdashësit mund të regjistrohen nga e marta, 25 gusht në linkun në story. Ju pres!“, shkroi këngëtari në “Instagram”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com