Sorry, no posts matched your criteria.

Zbulohen detaje nga emisioni i Xhemi Shehut dhe Salsano Rrapit

Moderatorja e njohur Xhemi Shehu prej disa kohësh ishte e shkëputur nga ekrani duke mos marrë përsipër asnjë projekt televiziv.

Por, para disa javësh në rrjet qarkulloi lajmi se ajo do të jetë në krye të moderimit të një emisioni, së bashku me Salsano Rrapin.

Dyshja  nuk ndau asnjë detaji më tepër për publikun, por ditën e sotme, Ermal Mamaqi publikoi në Instastory disa video ku ka zbuluar se si do të duket studioja, aktorët gjatë provave si dhe dy moderatorët.

Në pamjet e publikuara e gjithë skena dukej si një shtëpi, dhe mund të konceptohet si një vend ku do të zhvillohen skeçet e humorit.

Ju rikujtojmë se Salsano është shprehur se ky do të jetë një emision humori, ndryshe nga ai që jemi mësuar të shohim zakonisht.

Salsano: Është një projekt i cili ka filluar. Nipërit e mi që jetojnë në Itali më morën në telefon dhe më thanë që ‘daje në Itali po bëhet nami me një emision që ti e ke bërë para 25 vjetësh në shtëpi’. Dhe në fakt, u rikujtova, është një mënyrë e të bërit humor, por është komplet ndryshe. Unë kërkova ndihmën e Altinit i cili pranoi të bashkëpunonte. Gjëja e parë që më shkon në mendje është Xhemi moderator dhe Altinin si regjisor.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com