Sorry, no posts matched your criteria.

Xhesika dhe Klint panë të njëjtën ëndërr/Ja çfarë rrëfejnë ata

Xhesika Polo dhe Klint Çollaku vijnë në “Kënga Magjike 2021” me një bashkëpunim, më një këngë me titull “S’më vret”, një baladë kjo e cila u referohet lidhjeve që të lënë plagë në zemër dhe atyre toksike.

Klinti dhe Xhesika rrëfyen se vetëm një javë më parë ata kishin para të njëtën ëndërr sikur do të ishin në “Këngën Magjike”.

“Faktikisht ishte shumë e frikshme. Zgjohem në mëngjes, një ditë para se të më merrte Kela në telefon (gazetare e programit E Diela Shqiptare) i them Klintit: “Kam parë një ëndërr, sikur më tha Arditi që javën tjetër jemi në “Kënga Magjike” dhe ne ishim totalisht të panikuar”. Më thotë: “Harrova ta thoja, por më ka ndodhur e njëjta gjë” dhe pas gjysmë ore, më merr në telefon gazetarja dhe më thotë jeni te “Kënga Magjike” pas një jave”, tregon Xhesika Polo.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com