Sorry, no posts matched your criteria.

Xhensila Pere në një proces gjyqësor me Robert Aliajn

Xhensila Pere ka folur së fundmi në lidhje me debatin që pati me Robert Aliajn në emisionin “Love Story Talk” dhe ka konfirmuar se është në një proces gjyqësor me artistin.

Debati i tyre nisi pas statusit që Aliaj bëri në rrjetin social Instagram duke e cilësuar opinionisten një personazh të dështuar dhe që nuk ka moral të mjaftueshëm për të këshilluar të tjerët.

Në një intervistë në “Ora News”, Xhensila është shprehur se ka një çëshje gjyqësore me Robertin duke shtuar se ai i ka cënuar figurën e saj dhe jetën personale

“Situata me Robert Aliaj duket se ka shkuar si mos më keq, pra nëse kemi një gërricje me pjesëtarët e tjerë, me Robertin ke arritur deri në gjyq. Është e vërtetë kjo? Si nisi gjithçka?”, është pyetur Xhensila.

Do t’a prek shumë shkurtimisht dhe përciptazi sepse në momentin që ka një çeshtje gjyqsore nuk dua që të flas ndonjë fjalë që nuk duhet. Ideja është se nisi gjithçka me një status ku z.Aliaj le të themi se miksoi disa gjëra që preku, ceku, cënoi figurën time dhe jetën time personale gjë që besoj nuk është aspak profesionale. E vetmja gjë që kam kërkuar është se kush është zotëria në fjalë apo kushdo tjetër që mua të më cënojë për jetën time private dhe ndaj quhet private, personale dhe në momentin që unë dua të flas, flasim, por për sa kohë unë dua të hesht është puna ime.  Edhe përsa i përket opinioneve unë nuk mendoj se ka vend për opinion mbi opinionin sepse ai është thjesht një këndvështrimi i imi dhe nuk do të thotë se unë kam të drejtë absolute në atë që thoja”, ka thënë Xhensila.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com