Sorry, no posts matched your criteria.

“Wo-Men Power” Summit nga Global Woman Club Diaspora

Bëhuni gati për dy ditë të ethshme dhe për një ngjarje që se keni parë ndonjëherë më parë. Në datat 25-26 prill në “Hotel Plaza” do të mbahet në Tiranë samiti më i madh dhe fuqi plotë “Wo-Men Power” i organizuar për herë të parë nga Global Woman Diaspora. Njerëzit më me influencë të botës së biznesit, kulturës, artit, medias mentorimit, etj do të bëhen pjesë e këtij samiti. Shqiptarë të suksesshëm nga e gjithë bota do të bëhen pjesë e këtij eventi i cili do të jetë i organizuar me panele me tematika të ndryshme. Në këto dy ditë të gjithë ata që duan t’i bashkohen samitit “WO-MEN Power” do të kenë mundësi të bëhen pjesë e 12 paneleve, plus atyre individuale për figurat e njohura dhe jo vetëm. 

Tematikat që do të trajtohen nga panelistet tanë janë disa:

1- Bota e Biznesit dhe Pjesëmarrja në Tregjet Globale

2- Workshop: “Fuqizimi Personal dhe Profesional përmes Vendosjes së Qëllimeve

3- Menaxhimi i Sfidave dhe Balancimi i Karrierës me Jetën Personale” & Bizneset dhe Mundësitë për Investime

4- Biznesi i Fashion. Rëndësia e modës në jetën e secilit

5- Muzikë dhe Showbiz

6- Beauty dhe Estetika

7- Inovacioni dhe Kreativiteti në Biznes – Si Të Bëjmë Diferencën” & Workshop: “Përforcimi i Aftësive të Liderit

8- Sport, Health, Spiritualizëm, Meditim

9- Të rinjtë në biznes. Rëndësia e Start Up-eve

10- Media

11- Ligji dhe e drejta e pronës

12- Policia dhe siguria në komunitet

Për çdo panel pjesëmarrësit që duan të jenë “folës” do t’ju vihen në dispozicion paketat e ndryshme financiare

Ne jemi aty për ju, ndaj nxitoni të bëheni pjesë…

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com