Sorry, no posts matched your criteria.

Venera dhe Lindi rikthehen “Me Zemër” për publikun e tyre, mbrëmja magjike tek Amfiteatri më 14 shtator

Pas suksesit të koncertit të parë recital, “Me Zemër”, Venera dhe Lindi rikthehen sërish për publikun e tyre. Këtë herë mikpritësi do të jetë Amfiteatri, ku çifti do të ngjiten në skenë në 14 shtator.  Këmbengulja dhe dashuria e madhe për muzikën është motoja që na sjell pranë publikut edhe këtë herë. Koncerti i dytë recital i këngëtareve/kantautorevë Venera Lumani dhe Lind Islami vjen pas suksesit të koncertit të parë ‘’Me Zemer’’ i cili u mbajt në TKOB në tetor të vitit të kaluar.

‘’Me zemër në Amfireater” do të jetë një koncert me këngë origjinale autoreske të Venera Lumanit dhe Lind Islamit, i luajtur gjallë nga banda muzikore. Në një skenë të kuruar me shumë kujdes , do të përshtaten përformanca të ndryshme për cdo këngë në vecanti që do të krijojë kështu një Show i cili dhuron ngrohtesi, pozitivitet dhe argëtim. Koncerti do të zhvillohet në Amfiteatrin e Tiranës, parë ky si lokacion shumë i pershtatshëm me natyrën e eventit, idesë së skenografisë, llojit te muzikës”. Gjithçka që ju duhet të bëni është të rezervoni biletat tuaja për të qenë pjesë e një mbrëmje magjike, që vetëm dy artistët dinë të dhurojnë.

Më poshtë edhe linkun ku ju mund të gjeni biletat tuaja

https://vivere.al/evente/ulese/index.php?idev=87&lang=al
POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com