Sorry, no posts matched your criteria.

“Vendosa të bëj një fëmijë pa partner!”/ Këngëtarja Jessy J zbulon se ka pësuar abort

Këngëtarja Jessie J ka pësuar një abort, vetëm pak orë para se të ngjitej në skenë për të performuar në Los Angeles. Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, raporton “News Sky”.

Dje në mëngjes po qeshja me një mikeshë dhe po i thoja ‘Seriozisht, si do ta kaloj koncertin tim në Los Anxhelos nesër mbrëma pa i thënë të gjithë audiencës se jam shtatzënë?!’.

Dje pasdite kisha frikë se do të më ndodhte diçka para koncertit… pasi shkova për ekon time të tretë, më thanë se nuk kishte më rrahje zemre.”,- shkroi ajo.

Deklarata e Jessie-t shoqërohej nga një foto e testit të saj pozitiv të shtatzënisë, të cilin e kishte bërë në shtëpi. Ajo shkruante: “Ndonjëherë dashuria nuk do të mjaftojë për ta bërë diçka të funksionojë, dhe nuk ka asgjë të keqe me këtë gjë. Kjo nuk do të thotë se keni dështuar.

Jessie zbuloi gjithashtu se kjo përvojë traumatike nuk do e pengojë ta provojë përsëri.

Vendosa të kem një fëmijë vetë. Sepse është gjithçka që kam dashur ndonjëherë dhe jeta është e shkurtër. Shtatzënia ishte një mrekulli në vetvete dhe një përvojë që nuk do ta harroj kurrë dhe e di që do ta përjetoj përsëri.”,- shpjegoi ajo.

Humbja e një fëmije për të ishte vetmia më e madhe në botë. Artistja është aktualisht single.

Romanca e saj e fundit ishte me aktorin Channing Tatum. Ata qëndruan bashkë nga viti 2018 deri në 2019 dhe u ribashkuan në janar të 2020-ës, por edhe këtë herë lidhja mori fund në muajin prill.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com