Sorry, no posts matched your criteria.

Jo vetëm Ardit dhe Paloma! Kështu u prit Fifi pasi doli nga BBVIP, mes tyre këngëtari i famshëm!

Këtë të enjte, këngëtarja e njohur Fifi u largua nga “Big Brother VIP” me dëshirën e saj. Ajo tha se kjo eksperiencë nuk ka ndikuar për mirë te ajo dhe shtoi se ka nevojë të merret me veten. Fifi u përcoll me lot dhe përqafime nga banorët.

Ndërkohë që menjëherë pas daljes është takuar me miqtë e saj, e para që e shoqëronte ishte moderatorja Argjira Spanca, Më pas në ambientet e televizionit ishin edhe Ardit Çuni dhe Paloma. Mes tyre edhe këngëtari i famshëm Klajdi Haruni.


Më pas në shtëpi e priti edhe miku i saj i ngushtë, Graciano Tagani, i cili ka publikuar një video të Fifit, ku këngëtarja shihet shumë e gëzuar.

“O drita ime ti”, dëgjohet t’i thotë Graciano. Si edhe Argjira postoi videon me mbishkrimin “Fifi është “shtëpi’”, pra që e konsideron familje.Video Player00:0000:15Video Player00:0000:04


Ndërkohë në rrjete sociale Arditi e ka përgëzuar për guximin dhe kurajon.

“Bravo Fifit për guximin dhe kurajon që sot vuri veten dhe shëndetin e saj mbi çdo gjë. Njerëzit që e duan e kuptojnë që ajo Fifi është më e rëndësishme se loja.

P.s: Ne të dy jemi shokë dhe do vazhdojmë pavarësisht çdo gjëje, se respekti për njëri-tjetrin është kryesori. Ai që të do t’i thotë gjërat edhe kur dhembin”, ka shkruar Arditi.Video Player

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com