Vdes në moshën 56-vjeçare supermodelja e famshme
Supermodelja Tatjana Patitz ka vdekur në moshën 56-vjeçare pasi humbi bejetën me kancerin e gjirit.
Ajo ndërroi jetë në Santa Barbara, Kaliforni, mëngjesin e së mërkurës. Patitz nga Hamburg pozoi së bashku me Naomi Campbell, Christy Turlington, Linda Evangelista dhe Cindy Craëford në kopertinën e British Vogue për numrin e janarit në 1990.
Ajo ishte një nga imazhet më ikonike të modës të të gjitha kohërave dhe ishte në dhjetë kopertinat më të mira të Edëard Enninful të Vogue të të gjitha kohërave.
Pasi u shfaq në numrin e famshëm të janarit 1990, Tatjana Patitz punoi për marka si Chanel, Calvin Klein dhe Versace.
Modelja zgjodhi të jetojë në Kaliforni për të qenë më afër natyrës dhe kafshëve të saj, në një lëvizje që ishte në kontrast të plotë me kolegët e saj modele që zgjodhën Nju Jork dhe Londër.
Ajo u martua me Jason Johnson për gjashtë vjet. Dyshja kishin një djalë, Jonah, i cili lindi në nëntor 2004 të cilin supermodelja e përshkroi si ‘burimin e saj të lumturisë’.