Valza Boutique Hotel, pushimet e ëndërruara tashmë bëhen realitet
Verë, det, diell… Gjithçka që mendojmë në këto ditë të nxehta janë pushimet dhe një faktor shumë i rëndësishëm për të shijuar në maksimum ditët tuaja pranë detit është edhe hoteli që zgjidhni. Është
momenti që më shumë sesa një hapësirë fjetje, pushimet tuaja të shndërrohen në një eksperiencë unike me vendin që ju zgjidhni të qëndroni. Ne po ju rekomandojmë sot Valza Boutique Hotel, një mendesi krejt ndryshe sa i përket resorteve në vendin tonë. E vendosur pranë Ujit të Ftohtë në Vlorë, Valza Boutique Hotel premton t’ja u bëjë pushimet tuaja magjike, me gjithçka që ofron.
Dhomat me të gjitha facilitetet, luksoze dhe komode, do të jenë ato që do të shijoni në këtë destinacion perfekt. Pranë Valza Boutique Hotel pushimet tuaja do të jenë dinjitoze, duke përfshirë çdo detaj për t’ja u bërë ato ditë edhe më të paharrueshme
. Shijo pamjen unike, shërbimin profesional, ambientet relaksuese dhe gjithçka që ju ofrohet është e një niveli të lartë, duke bërë diferencën me gjithçka tjetër që keni parë deri më sot. Valza Boutique Hotel ju pret, për të shndërruar në të paharrueshme verën tuaj…