
“Unë jam Elvana Gjata”! Këtë tha Elvana me këngën “Grada”
”Nëse po fol për Grada, unë jam Elvana Gjata”, ka thënë këngëtarja Elvana Gjata në këngën e saj më të fundit, “Grada”. Kjo këngë vjen fill pas festivalit të fund vitit, ku Elvana fitoi vendin e dytë me këngën “Karnaval”. Si në çdo festival ku merr pjesë Elvana ai është i shoqëruar me polemika, pasi pritshmëritë për të janë tepër të larta.
Por mesa duket Elvana me këngën “Grada” ka preferuar t’u japë një përgjigje të gjithë kritikëve që nuk e preferojnë artin e saj. “Grada” është kënga e parë e këngëtares së njohur shqiptare për vitin 2025 dhe mesa duket nuk do të jetë e fundit. Për këtë projekt ajo ka punuar me muzikantin grek Nikolaos Giannulidis, i cili ka bashkëpunuar me emra të njohur botërorë.

Burime pranë këngëtares bëjne me dije gjithashtu se, Elvanado të publikojë së shpejti albumin e saj të ri.