Sorry, no posts matched your criteria.

Trondit Lady Gaga: U përdhunova dhe mbeta shtatzënë në moshën 19-vjeçare nga një producent

Lady Gaga ka bërë një deklaratë shokuese së fundmi, duke thënë se një producent muzikor e përdhunoi dhe e la shtatzënë kur ajo ishte 19 vjeçe.

Këngëtarja 35-vjeçare, detajoi abuzimin në dokumentarin e Apple TV +, të Princit Harry dhe Oprah Winfrey, “The Me You Can Not See”, i publikuar dje.

Pasi Gaga shkoi në një spital për të kërkuar trajtim për dhimbjen fizike, vite pasi u përdhunua, ajo tha se ndjesia e përsëritur e dhimbjes së thellë që kthehej në mpirje, ishte e njohur për të.

“Së pari ndjeva dhimbje të madhe, pastaj u mpiva”, kujton Gaga. “E kuptova se ishte e njëjta dhimbje që ndjeja kur personi që më përdhunoi më la shtatzënë dhe më hodhi në një cep në shtëpinë e prindërve të mi, sepse kisha të vjella dhe isha sëmurë. Sepse isha abuzuar. Qëndrova e mbyllur në një studio për muaj të tërë.”

Gaga gjithashtu tha se producenti e kërcënoi se do të “digjte” muzikën e saj nëse ajo nuk hiqte rrobat dhe theksoi se nuk kishte në plan ta identifikonte publikisht kush ishte përdhunuesi i saj.

“Unë nuk dua të përballem kurrë me atë person përsëri,” tha ajo, duke kujtuar se kishte një “pushim total psikik” pasi u përdhunua. “Për disa vjet, nuk isha e njëjta vajzë,” tha ajo.

Dhimbja vazhdoi gjatë dhe ajo ngjarje ka lënë shenja tek ajo edhe sot. Vitet e fundit, Gaga ka vuajtur nga çrregullimi i stresit post-traumatik, për të cilin ajo thotë se është rezultat i përdhunimit dhe fibromialgjisë, një gjendje që shkakton dhimbje në të gjithë trupin.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com