Sorry, no posts matched your criteria.

Tregoi se u bë xheloze për Shqipen, ja çfarë thotë Jasmina

Në puntatën e djeshme të “Për’puthen”, Shqipja tregoi se në festën që ishte organizuar nga “Top Channel” për përfundimin e emisionit, Shqipja po kërcente me Andin.

Mirëpo mesa duket Jasmina se ka pritur mirë këtë gjë dhe ka tentuar të lagë me shampanjë Andin, por padashje lagu Shqipen.

Ajo e konsideroi këtë veprim si një akt xhelozie, por më në fund kemi dhe reagimin e Jasminës.

Ajo ka publikuar në Instagram një koment të Elvisit, i cili i ka dalë në mbrojtje Jasminës në një postim të bërë në faqen e “Top Channel”.

Hahahaha. Imagjino të përplasen 2 makina në rrugë dhe zogu që është mbi shtyllën e tensionit të thotë ‘aksidentin e shkaktova unë se isha aty’”, shkruan Elvisi.

Jasminës i ka pëlqyer komenti dhe e ka ripostuar në profilin e saj.

“Për situatën nuk dua të jap detaje, ndërsa për deliret e personave që s’u rri dot, kjo është përgjigja më epike që mund të kishte!”, shkruan ajo duke thumbuar publikisht Shqipen.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com