Topi i nënshkruar nga Zelensky shitet për afro 48 mijë euro
Një top bejsbolli i nënshkruar nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensyy, është shitur në ankand për mbi 48 mijë euro – një pjesë e të cilës do të dhurohet për të mbështetur ukrainasit e zhvendosur nga lufta.
Shitësi Randy Kaplan do ta dhurojë gjithashtu një pjesë të fitimeve të tij, megjithëse shuma e saktë nuk është bërë e ditur.
Oferta fituese për topin e bejsbollit të “Rawlings Major League” ishte tri herë më e lartë se sa ishte parashikuar.