Sorry, no posts matched your criteria.

Tirana Marathon, garo për Down Syndrome Albania

Fushata ndergjegjesuese dhe per mbledhje fondesh, “Garo per/Mbeshtet si maratonomak Down Syndrome Albania” (DSA) zhvillohet ne kuader te maratones se Tiranes e cila kete vit ndodh me 23 Tetor. Tetori eshte muaji i ndergjegjesimit per sindromen Down, dhe ky eshte edicioni i 2-te i kesaj fushate.

Inisiatori i fushates eshte nje djale i ri emigrant ne diaspore, UK, Daniel Nikolla, shume i suksesshem si profesionist marketingu.

Fushata nuk eshte e lidhur zyrtarisht me organizimin e Maratones se Tiranes. DSA ashtu si ne cdo vend te botes ku mbahen maratonat, e shfrytezon kete eveniment ne dy drejtime:

  1. I fton vrapuesit qe garen e tyre t’ia dedikojne kauzes se individeve me sindromen Down, tetorit pra si muaji i ndergjegjesimit per sindromen Down.
  2. Fton komunitetin (qytetare dhe biznese) qe te dhurojne per DSA

Ne maratonen e vjetshme 30 garues vrapuan si maratonomake te kauzes, me bluzen qe mbante logon e kauzes dhe logot e bizneseve dhuruese. Shume prej garueseve kishin ardhur dhe nga Kosova e Maqedonia. Ne total u mblodhen rreth 7000 euro.

Me fushaten e ketij viti per maratonen e Tiranes me 23 Tetor, DSA dhe grupi vullnetar per ngritje fondesh vendosen dy synime:

  • 100 maratonomake qe vrapojne per kauzen
  • 15.000 euro fonde te mbledhura permes dhurimeve nga qytetaret dhe bizneset.

Deri me tani jane regjistruar me shume se 70 garues per DSA, nderkohe dy kompani te medha do te bashkohen me nga 40 staf vrapues. Duket sikur kete vit afro 200 vrapues do te jene maratonomake te kauzes. Kete here pervec maratonomakeve nga Shqiperia, Kosova e Maqedonia, i bashkohen dhe shqiptare te tjere qe jetojne ne Diaspore, si UK, Zvicer, Itali, Gjermani.

Ndersa sa i perket fondeve te mbledhura, DSA shpreson qe deri ne mes te javes tjeter te kete mbledhur te pakten 10000 euro nga biznesi. Cdo biznesi i kerkohet te pakten 300 euro dhurim me kembim te vizibilitetit.

Pjesen tjeter te fondit DSA po mundohet ta mbledhe permes dhurimeve individuale nga shqiptare qe jetojne ne Shqiperi, e sidomos te diaspores.

Dhurimet behen online ne nje nga links si me poshte:

Dhurim me karte debiti/krediti ne kete link: https://www.dsalbania.org/index.php/dhuroni-me-visamastercard

  1. Nese dhuruesi perdor Raiffeisen ON kete link: https://www.dsalbania.org/index.php/dhuroni-me-openpay
  2. Per transferte bankare (ose ne dege) IBAN’s te llogarive qe DSA disponon:
    https://www.dsalbania.org/index.php/dhuroni-me-banke
  3. Permes paypal ne downsyndromealbania.org
  4. Se shpejti dhe permes te vetmes platforme crowdfunding ne Shqiperi www.smile.al

Per te inkurajuar dhurimet individuale DSA ka lancuar dhe “Sfiden 5”, ide e ardhur nga nje tjeter mbeshtetese e kauzes ne diaspore “Ilda Canameti”.

Sfida te sfidon kendshem si me poshte:

SFIDA5 për #DownSyndromeAlbania

Tetori, Muaji i Ndërgjegjësimit për Sindromën Down

5 km aktivitet fizik

  • 5 euro dhurim për Down Syndrome Albania
  • 5 miq si ty

Një trup i shëndetshëm dhe një shoqëri solidare!

Nuk i bashkohesh dot fushatës “Garo si Maratonomak për DSA” në #TiranaMarathon 22.10.2022? Nëse dëshiron gjithësesi të solidarizohesh nga kudo je, ne propozojmë t’i bashkohesh sfidës së 5-ës:

Bëj të paktën 5 km aktivitet fizik (ecje, vrap, ciklizëm, not, hiking, etj.)

Dhuro të paktën 5 euro në mbeshtetje të terapive të fëmijëve të #DSA
https://www.dsalbania.org/index.php/en/donate-with-visamastercard ose përmes paypal në [email protected]

Posto aktivitetin tënd fizik në rrjetet sociale dhe nomino 5 miq të tu t’i bashkohen sfidë

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com