Sorry, no posts matched your criteria.

Thjesht mrekulli: Ronnie Wood u shërua nga kanceri për herë të dytë

Ronnie Wood, legjenda e rock-ut është shëruar nga kanceri pasi e mposhti atë për të dytën herë. Sipas “The Sun” është diagnostikuar me kancer gjatë izolimit si pasojë e pandemisë.

“Unë kam pasur kancer në dy mënyra.Unë kisha kancer të mushkërive në 2017 dhe kisha një qelizë të vogël kohët e fundit që luftova në bllokimin e fundit”, ka thënë ai.

Kanceri me qeliza të vogla është një kancer shumë malinj që zakonisht gjendet në mushkëri, por mund të prekë zona të tilla si prostata, pankreasi, fshikëza ose nyjet limfatike. Ishte një formë më agresive e kancerit të mushkërive që përbën rreth 13% të rasteve të kancerit të mushkërive, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit.

“Unë u riktheva krejt i pastër”, ka thënë Wood.

Wood ka shtuar më tej se gruaja e tij, Saly Humphreys dhe binjakët e tij 4-vjeçarë Gracie dhe Alicie e kanë ndihmuar atë që të rikuperohet.

Lajmi që bëri bujë në vitin 2016-të, ishte se kitaristi i Rolling Stones u bë baba në moshën 70-vjeçare. Ronnie Wood dhe gruaja e tij Sally u bënë prindër të dy binjakeve. Gruaja e tij 38- vjeçare solli në jetë dy vajzat Gracie Jane dhe Alice Rose. 70-vjeçari ka edhe 4 fëmijë të tjerë nga lidhjet e tij të mëparshme.

Muzikanti ka gati 9 vite i martuar me Sally-n, e cila është një producente teatri. Çifti janë njohur në teatrin Royal, kur Ëood do të nxirrte në ekspozitë disa nga punimet e tij artistike.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com