Sorry, no posts matched your criteria.

Tepër krenarë! Inva Mula merr titull nderi nga ambasada italiane

Inva Mula, sopranoja shqiptare me famë botërore, është nderuar nga ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci, me një titull të rëndësishëm. Bucci i ka dorëzuar Mulës Titullin e Nderit “Urdhëri i Yllit të Italisë” në gradën Oficer.

Ky Titull është dorëzuar me motivacionin:

“Një vlerësim i merituar i Inva Mulës për aftësinë e saj për të përhapur muzikën, kulturën, artin dhe historinë italiane nëpërmjet veprave më të famshme të kompozitorëve italianë të interpretuara mrekullisht prej saj në teatrot më të rëndësishëm të botës.”

Së bashku me Mulën të pranishëm në ceremoni ishin edhe bashkëshorti i saj, Hetem Ramadani, dhe vogëlushja e tyre, Nina. Ambasada italiane ka publikuar ditën e djeshme në rrjete sociale disa foto nga dorëzimi i Titullit të Nderit.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com